Në kaq mbrëmje festive që pas rindërtimit të sheshit, ky i fundit nuk ka qenë kurrë më i mbushur se mbrëmjen e së dielës.
Plot 100 000 llogaritet të ketë qenë numri i pjesëmarrësve që kanë ndjekur live këngëtarin e tyre të preferuar, Noizyn. I shoqëruar thuajse nga të gjithë kolegët me të cilët ka patur një bashkëpunin, reperi ka performuar disa prej këngëve të tij të fundit përfshirë edhe hitin "Bow Down" në duet me Encën. Por edhe pse ajo vetë nuk ka qenë prezente, Noizy nuk ka harruar ta përmendë veçse jo ashtu siç pritej. Pjesë e këndimit ka qenë edhe thirrja "Enca na vjen nga mbrapa" që reperi nuk ka ngurruar ta përmendë disa herë dhe ne të intv.al kemi arritur të sigurojmë edhe videon e këtij momenti. Ndërkaq, kolegu i tij, Varrosi, i ka tërhequr vëmendjen se Enca po e priste me Snajper nga 15 katëshi, batutë që ka shkaktuar të qeshura mes artistëve dhe në publik. Ndryshe nga sa mendohej se marrëdhënia e tyre është përmirësuar duket se situata është ende e nderë, së paku nga ana e Noizyt. Por nëse jemi çuditur me 'ngacmimin" e reperit, le të presim reagimin e Encës. Jemi të sigurtë që pas kësaj edhe ajo do të ketë diçka për të thënë. Loja sapo ka nisur... /intv.al/