Performanca e mbrëmshme në ProSieben e Era Istrefit nuk ishte gjë tjetër veç se suksesi i rradhës së artistes, suksesi i se cilës nuk po njeh më kufinj. BonBon është tashmë hit në shumë shtete të Europës dhe Amerikë, por duket se Gjermania është shteti në të cilin ky hit po bën namin në çdo televizion e club duke bërë kështu që gjigandi televiziv ta ftoi Erën për një performance në "Schlag den Star", emisioni i të shtunave mbrëma që numëron mbi 5milion shikues. E kontaktuar nga intv.al, Era është shprehur se është tepër e kënaqur nga ky prezantim i cili shkoi pikërsht ashtu siç e kishin përgatitur gjatë tre ditëve të provave. Por jo vetëm Era ka dalë e kënaqur nga ky përfaqësim, pasi vetë drejtuesit e PRO7 kanë ftuar stafin e artistes të rikthehen për një tjetër performancë sapo projekti i rradhës të lançohet. intv.al ju sjell disa foto ekskluzive gjatë prapaskenave, dhe për ato që nuk e kanë parë, mëposhtë gjeni edhe përformancën e plotë.