Sikurse kishte paralajmëruar, Astrit Patozi një nga zërat më kritikë të kreut të opozitës Lulzim Basha ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar nga opozita këtë të shtunë.
Në një intervistë për INTV.al Patozi shprehet se ai është në protestë si një prej mijëra demokratëve që kanë me qindra arsye për të protestuar.
Ai thekson se është në vendin që i takon dhe se do të donte që kjo të ishte një protestë e qytetarëve dhe jo e partive politike.
'Jam këtu si një prej mijëra demokratëve që kam qindra arsye për të protestuar ndaj kësaj qeverie. Jam në vendin që më takon. Përtej partive politike doja të ishte një protestë e qytetarëve' shprehet Patozi.
I pyetur nëse mbështet kauzën e Lulzim Bashës për të protestuar Patozi shprehet se mbështet nevojën që Shqipëria të shpëtojë nga qeveria e Edi Ramës dhe se për të tjerat ka kohë.