INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pesha komenton deklaratat e Nikolin Jakës: Ndryshimi i taksave po bëhet për të mbyllur marketet e vogla [VIDEO]

Pesha komenton deklaratat e Nikolin Jakës: Ndryshimi i taksave po bëhet për të mbyllur marketet e vogla [VIDEO]

Publikuar më: 19:21 12-10-2017

Pesha gjithashtu ka akuzuar Nikolin Jakën, Kryetarin e Dhomës së Tregtisë se po shkatërron biznesin e vogël. Ai shprehet se se kjo qeveri po shkatërron të ardhurat e njerëzve dhe se Nikolin Jaka është përgjegjës për këtë gjendje bashkë me qeverinë aktuale.

Ai u shpreh në emision Kolaudim se qëllimi përfundimtar i kësaj qeverie është të pasurojë vetëm oligarkët : “Dyshimet tona u vërtetuan dje kur zoti Nikolin Jaka, kryetari i dhomës së tregtisë, doli në një televizion kombëtarë dhe tha që  synimi jonë është që t’i mbyllim këto dyqanë sepse ato janë kot dhe të gjithë njerëzit duhet të shkojnë të blejnë në supermarkete , e ka thënë me zë dhe me figurë dje në një emision kombëtarë. E tha që ky është qëllimi dyqanet e vogla duhet të mbyllen”.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668