Edhe pse suksesi i hitit “BonBon” nuk është zbehur ende, Era Istrefi kishte kohë që po përgatitej për projektin e radhës.
Dhe momenti erdhi! Intv.al ka mësuar ekskluzivisht që klipi i shumëpritur del sot në kanalin e Youtube Ultra Music, siç ishte edhe “BonBon. Aty do të dominojë ngjyra e kuqe dhe bëhet fjalë për një baladë moderne. Për realizimin e tij, intv.al bën me dije se Era ka bashkëpunuar me producentin Felix Snow, i cili kohët e fundit ka nënshkruar një marrëveshje me produksionin muzikor Warner Chappell dhe një ndër punët e tij është SZA - "Ice Moon". Ndërsa regjinë e klipit ia ka besuar regjisorit Millicent Hailesi cili ka punuar me emra të njohur si Chris Brown apo Big Sean.
Klipi është xhiruar në studio, në Los Angeles dhe ambientet e xhirimit janë studio dhe në rrugë.