Genta Ismajli publikoi vetëm para disa ditësh këngën e saj të re “Squad Baby” por që përfundimisht nuk u cilësua edhe aq e re sepse u akuzua për kopjim.
U fol se “Squat Baby” kishte një ngjashmëri goxha të madhe me këngën e Supa Squad- “Gyal Move”.
Por ka qenë pikërisht ekipi realizues i kësaj kënge at që kanë reaguar duke thënë janë vënë në dijeni të asaj ç’ka është shkruar nëpër portale për “Squat Baby” duke mos i quajtur aspak profesionale këto lajme.
“Përpara se të nxirren lajme dhe akuza që dëmtojnë imazhin dhe karrierën e një artisti, duhen pyetur menaxherët dhe kompanitë si dhe të sigurohen fakte. AS recording studio është labeli që është marrë me autorësinë e këngës e cila është bërë me të drejta. “Nuk do të donim të shkonim deri në gjyq për dëmtim imazhi”, përfundojnë ata.