Bashkëpunimi i tyre i dikurshëm me këngën "Të dua", ishte hit për një kohë të gjatë.
Madje G Bani dhe Crazy Girl ende edhe sot mbahen mend si dyshja më simpatike në muzikë. Dhe nëse ju kishte munguar një material i ri muzikor prej tyre, ata kanë vendosur ta surprizojnë publikun me lajmin e fundit. Vetë G Bani dhe Crazy Girl japin ekskluzivisht lajmin për intv.al se do të rikthehen dhe kanë nisur punën në studio për të sjellë vazhdimin e këngës "Të dua". Jeni gati për një tjetër hit? intv.al