INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ Rudina Hajdari hap dyert e rrefen: Si ishte Azemi si baba...[FOTO / VIDEO]

Ekskluzive/ Rudina Hajdari hap dyert e rrefen: Si ishte Azemi si baba...[FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 19:58 26-09-2017

Ajo nuk është më vetëm vajza e Azemit, pasi tashmë ka nisur të krijojë një profil të vetin në publik. Dhe pikërisht detajet e këtij profili ka vendosur ti bëjë publike në nje intervistë ekskluzive në emisionin “Kolaudim” në IN Tv. Preferoi që këtë intervistë ta zhvillonte në ambjentet e shtëpisë ku është rritur dhe ku ka kujtimet më të bukura me babain e saj. Rudina Hajdari rrëfen për herë të parë jetën e saj private, marrëdhënien me babain, momentet më të lumtura me të ndjerin Azem Hajdari e deri te vendimi për tu bërë pjesë e politikës.

rudinas.jpg

Rudina Hajdari:

"Unë jam rriur në këtë shtëpi. Mbaj mend qe me babain loznim shpesh por dhe dilnim shëtitje nga Liqeni Artificial".

Megjithëse ishte një prej figurave themelore të Partisë Demokratike dhe angazhimi i tij në politikë i merrte shumë kohë, Azem Hajdari ka mundur që ti kushtojë shumë kohë dhe familjes, një pasuri të cilën ua la fëmijëve me ikjen e tij të shpejtë.

Rudina Hajdari:

"Ai gjithnjë e gjente kohën për ne. Na kushtonte shumë kohë".

Problemet e politikës gjithnjë jashtë shtëpisë Hajdari

Edhe pse ishin kohë te vështira për vendin, e po ashtu dhe për vetë Azem Hajdarin, Rudina na rrëfen se në shtëpi gjithmonë kishte hare, dhe problemet ishin jashtë portës së tyre.

Rudina Hajdari:

"Në asnjë moment problemet e politikes nuk ishin pjesë e diskutimeve në familje, edhe pse vendi po kalonte momente shumë të vështira babai nuk na fliste asnjë moment për to".

Rudina, si vajza e madhe e familjes, sot kujton gjithnjë këshillat e babait.

Rudina Hajdari:

"Shkolla ishte këshilla kryesor. Mbaj mend që gjithnjë na kërkonte të lexonim, të mësonim shumë në shkollë e veçanërisht të mësonim gjuhë të huaja".

Pse vendosi Rudina Hajdari të bëhet pjesë e politikës.

Rudina Hajdari:

"Si vajza e Azem Hajdarit gjitnjë kam menduar të jem.pnesë e politikës. Gjithnjë kam.menduar se si të kontribuoj për vendin tim".

19 vite nga ngjarja tragjike që i mori jetën heroit të demokracisë, në parlament kemi një tjetër pjesëtar  të familjes. Rudina Hajdari la Amerikën për tu bërë pjesë e politikës aktive, e kjo thotë ajo ka ardhur natyrshëm, pasi politika ka qenë gjithnjë në vëmendje të saj edhe pse që në moshën 14 vjeçare u largua nga vendi.

Rudina fjalimin e parë në Kuvend në 19 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Fjalimi i Rudina Hajdarit duartrokitet në Parlament

Por si e ka përjetuar Rudina, momentin kur fjalimi i saj i parë në Kuvend u duartrokit nga të djathtë e të majtë?

Rudina Hajdari:

" Fjalimi ishtë në një ditë të veçantë për familjen timë. Ishte në 19 vjetorin e babait dhe kjo e shtoi edhe më shumë peshën e emocioneve. Ashtu si babai im, i cili vendoste interesat e vendit në plan të parë,  edhe unë mendoja që të përcillja një mesazh bashkimi".

Article Logic
Execution time: 0.003882884979248