IN Tv në fund të emisioneve televizive të këtij sezoni ka sjellë për shikuesit e tij një surprizë përmes emisionit “Tek Unë” ku i ftuari i Arjola Shehut ka qënë Kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë që nuk ngjan me ato deri tani, Rama ka rrefyer fëmijërinë, marrëdhenien me familjarët e tij, duke u ndalur te çdo pjestar, por dhe paaak politikë: si do të jetë qeveria e re.
Ajo që nuk mund të mos përmendet është mënyra si e ka pritur stafi rinor i IN Tv me dy prej prezantuesve më te spikatur, Mateo Çela dhe Kelvi Kadillii, me një "lojë kazani" që kuptohet më mirë në video-promon e mëposhtme.
Intervista e plotë do të transmetohet të shtunën në orën 15:00 në IN Tv.