INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive –Terrorizmi në Bruksel, këndvështrimi i At Nikolla Markut: Është gjuhë e Djallit!

Ekskluzive –Terrorizmi në Bruksel, këndvështrimi i At Nikolla Markut: Është gjuhë e Djallit!

Publikuar më: 12:49 22-03-2016

Në një intervistë ekskluzive për IN TV, At Nikolla Marku ka folur për ngjarjet terroriste në Bruksel.Sulmet sipas tij janë të ideuara vetëm nga gjuha ushtarake dhe jo nga gjuha e Zotit siç dhe mund të pretendojnë shumë persona.
“Kjo është gjuhë e djallit!” – tha Marku

At Nikolla Marku ka një fokus tjetër për terrorizmin, liderët botërorë thekson ai duhet të udhëhiqen nga tolerance dhe këto akte të rënda kanë si shkak dhe paratë. Pra sipas tij lufta vjen nga persona, që lakmojnë pasurit përrallore.
At Nikolla Marku është përfshirë dhe në çështjen masivitetit të emigrantëve, që po sjell lufta. E ndërsa në Greqi numri i refugjatëve ka kaluar çdo parashikim e Shqipëria ende nuk ka hapur kufijtë, që ti vijë në ndihmë, thirrja e Marku, kundrejt stukturave shtetërore Shqiptare është e qartë kur thotë: Përgjigjuni me po kërkesës për ndihmë të refugjatëve sirianë!
Edhe ai merr shembullin, kur në vitin 1990 u larguan nga Shqipëria me mijra qytetarë.
Gjithësesi edhe Marku duke parë gjëndjen ekonomike dhe sociale të vendit tonë, sugjeron se numri i tyre duhet te jete i kufizuar, aq sa vendi ynë mund të përballojë.
Paniku se në vendin tonë me popullsinë siriane mund të hyjnë të kamufluar dhe terroristë, ka prekur dhe At Nikollën, i cili apelon, që hyrjet e sirianëve në vendin tonë të jene të organizuar dhe kontrolluara sa më mirë.

Article Logic
Execution time: 0.0033860206604004