INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
EKSKLUZIVE/ Trejsi Sejdini: Sekreti i të dukurit gjithmonë HOT!

EKSKLUZIVE/ Trejsi Sejdini: Sekreti i të dukurit gjithmonë HOT!

Publikuar më: 15:37 25-08-2021

Nëse do bënim një listë me vajzat më të bukura shqiptare, padyshim Trejsi Sejdini do pozicionohej në një vend shumë komod. Ajo është një ndër modelet më simpatike shqiptare dhe jeta e saj profesionale e personale ngjall interes të madh për fansat e saj të shumtë.

Herë për pushimet që bën, herë për linjat trupore të bukura, herë për ndonjë debat të hapur në rrjetet sociale, herë për jetën e saj private… Në të gjitha, Trejsi ka qenë e pranishme. Përpos dëshirës së saj për qenë disi larg mediave, sërish ato kanë qenë pranë saj.

Kohët e fundit ajo ka qenë mjaft e angazhuar me projekte të ndryshme, por me thjeshtësinë që e karakterizon, Trejsi Sejdini “Miss Universe Albania 2018”, tregon në këtë intervistë ekskluzive për IN Life, detaje nga jeta e saj profesionale, por edhe personale.

sejdini.jpg

 

1-Trejsi si ishte vera jote?

Mund të them se ka qenë një ndër verat më argëtuese, jo vetëm për shkak të pushimeve, por ka qenë vera e parë pas pandemisë dhe jam kënaqur pafund. Përpos kësaj, kam qenë shumë e ngarkuar dhe nga ana profesionale, pasi jamë duke u marrë me disa projekte të reja që do t’i shihni shumë shpejt.

2- Mes shumë udhëtimeve, çfarë të ka pëlqyer më shumë, cili vend?

Një ndër vendet që kam ëndërruar gjithmonë të vizitoj dhe më në fund po ndaj me ju sot këto foto ekskluzivisht për “IN Life” është Afrika. Normalisht është një continent shumë i madh dhe unë pata mundësinë të vizitoj ishullin e Seychelles, vetëm, por mund të them me plot bindje që do shkoj sërish, pse jo në të ardhmen. Zakonisht, kur bëj udhëtime të gjata, më pëlqen të eksploroj vendin, pasi rrallëherë mund të shkosh sërish dhe mundohem t’i mbush ato pak ditë me aktivitete ku mund të mësoj dhe kultura apo tradita nga vende të tilla.

Përshtypje më bëri gjithashtu mikpritja, respekti dhe mirësia që mora, kjo është dhe arsyeja pse në një nga fotot që u realizuan, janë edhe dy shokët e mi më të ri duke përgatitur pijet tradicionale të vendit. Gjithashtu më ndihmuan për location dhe gjetjen e gjethes që kam përdorur për të arritur këto foto.

trejsi.jpeg

Photo by: Klevin Halili

 

3- Ke marrë pjesë në kompeticione bukurie, madje edhe je shpallur si më e bukura, çfarë këshille ke për vajzat që aspirojnë konkurset e bukurisë?

Konkurset e bukurisë janë platforma ku çdo vajzë mund të gjejë veten dhe mund ta shfrytëzojë në kuptimin e mirë të fjalës, duke i krijuar shumë mundësi të mira vetes, brenda dhe jashtë Shqipëisë, pasi pse jo, mund të jesh ti ajo që fiton kurorën. Jam e dashuruar me bukurinë shqiptare dhe besoj se jemi një ndër vendet me vajzat më të bukura dhe inteligjente. Gjithashtu dua të përmend faktin që çdo ditë bukuria vazhdon dhe bëhet akoma më shumë komerciale, që do të thotë nuk duhet të jesh perfekte që të jesh e bukur. Për mendimin tim çdo femër duhet të jetë komode me paraqitjen e saj dhe të guxojë me modelingun dhe konkurset e bukurisë sigurisht.

4- Ku do ta shohim Trejsin pas 10 vitesh?

Kjo është një pyetje paksa e vështirë pasi bota aktualisht është në kaos përsa i përket fenomentit “COVID” që çdo ditë po del në forma të ndryshme, por më e rëndësishmja, uroj shëndet për veten, familjen time dhe të gjithë familjeve shqiptare.

5- Na zbulo pak nga projektet e tua të ardhshme

Nuk jam tipi që më pëlqen t’i them gjërat para kohe, pasi dua t’i shihni vetë kur të jetë koha.

6-Sa kohë të merr fotomodelingu nga koha jote?

Për këtë është përgjegjës Klevin Halili, që s’më lë rehat në asnjë vend dhe mund të them që fotot marrin gjithë ditën time… shaka, por e kam shok të ngushtë dhe duke marrë parasysh që është fotograf, çdo ditë më frymëzon për ide të reja.

Fotot janë pjesë e jetës time tashmë dhe gjithmonë mundohem të kem stilin tim dhe pse jo t’i frymëzoj vajzat që duan të ndjekin modelingun e të sjell tendenca e stile të ndryshme në këtë fushë.

trejsisejdini.jpeg

Photo by: Klevin Halili

7-Cila është pasarela që do doje të shkelje?

Kush tjetër përveçse Victoria’s Secret, ëndrra e çdo vajze shqiptare dhe jo vetëm. Shpresoj të rihapet dhe nëse po, patjetër që do aplikoj.

8-Supermodelja jote e preferuar?

Nuk kam një supermodele fikse për t’iu referuar, pasi më inspirojnë disa ikona të modelingut. Secila ka stilin e saj dhe nuk mund t’i ndaj. Disa prej tyre janë Claudia Schiffer, Naomi Campbell, motrat Hadid etj.

9- A ka një princ të kaltër në jetën tënde apo është e vërtetë që vajzat e bukura shpesh janë “single”?

Dhe si mos të ndodhte ndryshe, nuk mund të mungonte kjo pyetje. Unë dua të ndaj çdo gjë me publikun dhe sigurisht kur ta gjej “princin e kaltër” do ta merrni vesh. / Ekskluzive për INLife.al

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039820671081543