INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ Valbona Mema – Artjola Toskës: Nuk të lejoj të më heqësh bukën e gojës [VIDEO]

Ekskluzive/ Valbona Mema – Artjola Toskës: Nuk të lejoj të më heqësh bukën e gojës [VIDEO]

Publikuar më: 18:14 27-01-2018

Shtëpia e IN “Një kat më lart” është kthyer shumë shpejt në vendin ku artistët rrëfejnë jo vetëm të pathënat e jetës artistike por edhe asaj personale. Në një intervistë të rrallë, dominuar i gjithi nga sinqeriteti , këngëtarja Valbona Mema tregoi shqetësimin e saj prej shumë kohësh.

Përballë moderatorit Ermal Peçi ajo tha se Artjola Toska është duke e luftuar. Sipas saj, ajo i ka ndërhyre aty ku nuk duron dot më, tek fëmijet e saj!

“Dua ta bëj publike. Nesë ajo ka diçka me mua duhet të ma thotë, por jo të ndërhyj në bukën e fëmijeve të mi. Artjola Toska është një këngëtare shumë e mirë, me një bagazh shumë të madh artistik, por kam frikë se nuk ka shpirt. Më ka ndërhyre aty nuk duroj, tek fëmijët. E kam konsideruar mike të familjes por nësë vazhdon me këtë ritem duhet të përballet publikisht. Unë s’kam asgjë me të”- tha e emocionuar Valbona Mema. 

LAJMI_1_BRENDA.jpg

I vendosur përballë këtij rrëfimi Ermali tha se fton edhe Artjolën në studio n.q.s dëshiron të sqaroj këtë situatë, teksa pyet Valbonën nesë janë konfliktuar nga afër me njëra-tjetrën, nëse vet ajo e ka ofenduar apo diçka e ngjashme.

“Sharë? Unë nuk para shaj. Nëse do kem debat do t’ja them para syve. Nuk e di nëse i ka djegur diçka që i kam thënë para syve. Unë nuk kam lidhje me atë që bën ajo, jemi krejt të ndryshme. Vazhdo punën, jetën tëndë.  Edhe pse kompozitori që ty të ka ngritur dhe që mendon se unë jam për një pjesë të popullësisë te vazhdoj punën e tij” – vijoi Valbona.  Këngetarja shtoi se e ka mbajtur për vete këtë shqetësim prej vitesh, por edhe durimi ka kufi. Ajo falenderon Ermalin për çiltërsinë, siç thotë, që e bëri të fliste për herë të parë.

Por a mendon këngëtarja se e gjithë kjo situatë është tejet e shëmtuar, që dy artiste të kënë këtë konflikt? Për të shkrirë pak akujt, Ermali e pyet me humor nëse do të ftontë Artjolën në dasmën e një prej fëmijvë të saj, teksa Valbona e ka përgjigjen e saj (shiko videon pas minutes 23)

Ndiqni për më shumë intervistën e plotë në videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.002263069152832