E pyetur nga intv.al, ka ardhur edhe reagimi nga vetë Venera Luami e cila ka treguar arsyen e vërtetë të heqjes së klipit nga youtube. “Klipi u hoq pasi kishte ndodhur një gabim në shkrimin e emrit tim, jo Venera por Venara. Ndërsa, sa i përket asaj çka është folur se arsyeja e heqjes ka qenë kënga e Vedat Ademit, nuk jam në dijeni farë për këtë pjesë”, është shprehur këngëtarja.