INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive: Vikena Kamenica zbulon projektin e ri…Për çfarë bëhet fjalë?!

Ekskluzive: Vikena Kamenica zbulon projektin e ri…Për çfarë bëhet fjalë?!

Publikuar më: 18:36 27-02-2016

E ftuar në “Life Stories” nga Arjola Shehu Vikena Kamenica ka treguar për eksperiencën në spektaklin “Gjeniu i Vogël”, për marrëdhënien me vajzën e saj dhe për projektet e reja muzikore.

Mexosoprano ka ndarë me shikuesit e InLife, emocionet e të qënurit në jurinë e Gjeniut për të disatin edicion rradhazi, ku tregoi se veç të paturit talente të padiskutueshme në Shqipëri, kemi hera herës edhe prindër pak problematikë, duke qenë se sigurisht, kur vjen puna tek fëmijët, ata asnjëherë nuk mund të jenë plotësisht objektivë. Vikena tregoi se edhe ajo do të bënte ndoshta të njëjtën gjë për vajzën e saj 4 vjeçare, Krista, edhe pse ka pranuar se nuk mendon ta përfshijë në të tilla kompeticione. Gjithsesi Vikena tregoi se në fund do të arrijë të fitoje më i miri, e në këtë pikë nuk ka kompromise. 

E megjithatë ajo çfarë bëri më shumë përshtypje ishin projektet e reja muzikore të artistes. Sa prej jush e dinin që në fakt ajo ka një bandë të sajën muzikore? Vikena ka rrëfyer ekskluzivisht për Arjolën se po punon intensivisht me Kelly Band mbi një projekt të ri muzikor, që do të finalizohet me shumë koncerte në të gjithë Shqipërinë.

Për çfarë bëhet fjalë më konkretisht? Ju ftojmë të ndiqni videon e plotë në YouTube në kanalin IN Tv Albania, nën emrin Life Stories- Vikena Kamenica.

Article Logic
Execution time: 0.0039191246032715