INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive: Vjen albumi i parë ndërkombëtar i Dafina Zeqirit. Detajet për InTv [VIDEO]

Ekskluzive: Vjen albumi i parë ndërkombëtar i Dafina Zeqirit. Detajet për InTv [VIDEO]

Publikuar më: 13:43 27-06-2016

Një album i gjithi në anglisht, kështu konfirmon Dafina Zeqiri për “Life Stories nga Arjola Shehu”.

Gjatë një interviste shumë komode me Arjolën, në kolltukun e Life Stories, Dafina ka rrëfyer disa detaje në lidhje me albumin e saj të ri. Ajo tregon se do të publikojë bashkë me këtë album edhe një singëll të ri që do të jetë udhëheqsi i këtij projekti, për të cilin ende nuk e ka gati një datë publikimi! “Ende nuk e di se kur do të lançohet albumi i ri dhe as singëlli”, konfirmon Dafina e cila shprehet entuziaste për këtë projekt, një pjesë e teksteve të së cilit i ka shkruar edhe vet.

Është konceptuar i gjithi në gjuhën angleze rrëfen ylli i padiskutueshëm i R&B, që me humor shton:  “Besoj që kam bërë mjaftueshëm këngë në shqip dhe vazhdoj të bëj, po…!”

Se çfarë detajesh rrëfeu më shumë Dafina, ju ftojmë ta zbuloni në këtë video: 

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334