INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive: Young Zerka publikon këtë javë këngën e re! Ja detajet...

Ekskluzive: Young Zerka publikon këtë javë këngën e re! Ja detajet...

Publikuar më: 17:47 09-02-2016

Këngëtari gjithmonë energjik rikthehet me një këngë të re pas një periudhe relativisht të gjatë mungese në këngë.

Megjithatë diçka e tillë duket se nuk është ndjerë për shkak se Zerka është përsëri i pranishëm në skenën shqiptare, në mos duke kënduar, duke kërcyer. Ai rikthehet, por mbetet po i njëjti, pasi konfirmohet sërish me një këngë me ritëm dhe në stilin dancehall, ose më mirë të themi...stili i Zerkës! Pasi  kontaktuam Young Zerkën, ai bëri me dije për intv.al se e ka shkruar vetë tekstin e këngës, duke sjellë kështu jo vetëm një realizim muzikor, por edhe një mesazh të fortë: Duhet të jemi gjithmonë vetja, në çdo lloj sfide, marrëdhenieje apo pengese me të cilën na përball jeta. Muzika është punuar nga Big Bang ndërsa klipi është realizuar nga Pro Video. Bëhuni gati pasi kënga e Zerkës do të bijë shumë shpejt...këtë javë!

Article Logic
Execution time: 0.0037200450897217