INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekskluzive/ Zbulohet personazhi i radhës i ''Doktor Plastik'': 64 vjeçarja e cila kërkon të jetojë një rini të dytë [FOTO]

Ekskluzive/ Zbulohet personazhi i radhës i ''Doktor Plastik'': 64 vjeçarja e cila kërkon të jetojë një rini të dytë [FOTO]

Publikuar më: 17:04 18-04-2018

Prej pak ditësh ka filluar të shfaqet “Doktor plastik” dhe INTV ka zbuluar ekskluzivisht nga burime pranë redaksisë të këtij reality show se cili do të jetë personazhi i episodit të rradhës ku do të ndryshojë pamjen. Ajo është një grua 64 vjeçare e cila kërkon të jetojë një rini të dytë. Për këtë arsye, stafi mjekësor i klinikës i ka propozuar operacionin e lifting të fytyrës.

Efekti i këtij operacioni është një tërheqje totale e fytyrës, duke eliminuar rrudhat, lëkurën e varur dhe qeskat e syve. Për të parë rezultatin final, duhet të presim ditën e shtunë.

operd.jpg

 

Ky reality show, është krijuar dhe konceptuar nga autorja Elda Laze dhe është i pari i këtij lloji i realizuar në Shqipëri, jo thjesht një patentë por një formulë origjinale dhe shfaqet si një produksion origjinal në llojin e vet.

Vetë autorja e këtij reality show, gazetarja Elda Laze në një intervistë të dhënë te Rudina, ka shpjeguar që personazhet janë zgjedhur në bazë të problematikave të ndryshme që kanë shfaqur. Ky reality show që shfaqet në Klan prezantohet nga bukuroshja Kiara Tito do të vazhdojë deri në qershor dhe rastet dhe ndërhyrjet do të jenë të ndryshme nga njëra tjetra.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037868022918701