Arnold Schwarzenegger është një nga aktorët më të fashmëm në botë dhe pa dyshim adhurohet shumë nga publiku shqiptar. Por më në fund ka një lajm të mirë për të gjithë ata që e adhurojnë aktorin. Në intervistën për emisionin Adrenalinë në IN Tv, bodybuillderja shqiptare Holta Pilz tregon më shumë rreth vizitës së aktorit në vendin tonë.
“Unë do sjell Arnoldin në Shqipëri dhe kam komunikuar edhe me bashkinë e ministrinë” u shpreh Pilz për IN Tv.
Sipas kampiones shqiptare, Schwarzenegger do të vijë në vitin 2019, pasi tani ai po merret me zgjedhjet për guvernator në Teksas, SHBA. Kjo është një gjë shumë positive për vendin tonë pasi në një farë mënyre personazhe të tillë bëjnë një reklamim të Shqipërisë në arenën botërore.
Intervista e plotë: