INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksluzive KafeIN/ ZV. Ministri i Turizmit: ''Bashkitë keqmenaxhojnë resurset turistike'' [VIDEO]

Eksluzive KafeIN/ ZV. Ministri i Turizmit: ''Bashkitë keqmenaxhojnë resurset turistike'' [VIDEO]

Publikuar më: 11:32 10-07-2018

Hajrulla Çeku zv. ministri Turizmit dhe Mjedisit ishte sot në KafeIN në INTV me Flavion. Ai u ftua për sezonin e sivjetshëm veror dhe u pyet për temat e nxehta të stinës së nxehtë.

Sa i takon të mbyturve sidomos ai raportoi se statistikisht jemi në mesataren europiane edhe pse shprehu keqardhjen qoftë edhe për një jetë të humbur. Ai kritikoi disa nga bashkitë bregdetare gjithashtu edhe bizneset që e kanë në kontratën e përdorimit të plazhit por nuk e zbatojnë vendosjen e rojes bregdetare.

Z. Çeku i pyetur për mungesën e standarteve iu përgjigj Flavios me përmirësimet e ndjeshme të bëra në vitet e fundit dhe favorizimin e operatorëve turistikë në lehtësira fiskale. Gjithashtu një theks i madh sipas ministries po i vendoset mjedisit dhe një strategjie mbarëkombëtare për krijimin e një sezoni turistik shqiptar që zgjat 365 ditë.

I ngacmuar për tarifën e rrugës së Kombit e cila me siguri penalizon shqiptarët e Kosovës ai tha se qeveria po e rishikon plotësisht atë edhe pse nuk bëhet fjalë për anullimin e kontratës. Flavio në fund e pyeti për plazhin e preferuar të zv. Ministrit të Turizmit dhe jo habitshëm ai u përgjigj se destinacioni turistik i preferuar për të ishte Lura dhe liqenet e saj në Dibër.

Për më shumë ndiqni intervistën e plotë në link-un e mëposhtëm:

Article Logic
Execution time: 0.0020089149475098