Mëngjesin e sotëm në emisionin “ KafeIN”, ishte në një lidhje direkte me skype, gazetarja Aulona Musta.
E pyetur nga Flavio për marrëdhënien me bashkëshortin dhe se si e kalon ditën, Aulona pohoi për intv.al se shkon në palestër së bashku me partnerin e saj dhe tha se nuk është një vajzë aspak xheloze.
Gjithashtu, në emision u diskutua edhe për pjesëmarrjen në finalen e kompeticionit “Dancing With the Stars”, ku Aulona cilësoi se duhet të ishte ajo fituese dhe jo këngëtarja Soni Malaj.
“Mua më pëlqen t’i kaloj pushimet jashtë vendit, ndryshe nga Fatma që parapëlqen më shumë Shqipërinë. Kam kaluar edhe weekend-e në shoqërinë e Fatmës, por kur bëhet fjalë për pushime familjare ato i kaloj së bashku me bashkëshortin dhe vajzën time”, u shpreh Aulona për KafeIN në Intv.al
Live gjatë emisionit ishte edhe vogëlushja simpatike Amara, e cila e shoqëroi bisedën me një ëmbëlsi karakteristike.