INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksod i vërtetë shqiptar, të dytët pas një vendi afrikan!

Eksod i vërtetë shqiptar, të dytët pas një vendi afrikan!

Publikuar më: 17:12 10-06-2017

Vetëm një vend tjetër në botë ka më shumë persona se Shqipëria që duan të largohen nga vendi i tyre.

Gallup ka realizuar një sondazh në të cilin bëhet e ditur se plot 56% e popullsisë shqiptare duan të largohen nga vendi i tyre. Shifrat e frikshme që tregojnë një eksod të vërtetë shqiptar, duke kapur më shumë se gjysmën e popullsistë, tejkalohen vetëm nga një shtet afrikan. Sipas lapsi.al bëhet fjalë për Sierra Leonen, një vend i mbuluar nga luftërat civile dhe konfliktet e armatosura. Në këtë vend janë 62% të popullsisë ata që duan të largohen, por flasim për kushte tërësisht të ndryshme nga tonat. Ndërkohë që duhet theksuar që pas nesh renditen Liberia, Kongo dhe Siria, një fakt sa kurioz aq edhe shqetësues.

Article Logic
Execution time: 0.0040719509124756