INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Eksperimenti i NASA-s: Në Mars mund të rriten patate [VIDEO]

Publikuar më: 19:06 10-03-2017

Shkencëtarët janë duke kryer një eksperiment në Peru,  për llogari të NASA-s në tokat e thata të shkretëtirës “Pampas de La Loya”. Objektivi eshte rritja e patateve në një ambient te ndërtuar posaçërisht për të stimuluar kushtet e planetit Mars. Deri më tani, kërkuesit kanë konstatuar se farat janë në gjendje të përballojnë mjedisin dhe për këtë arsye patatja mund të rritet edhe në planetin e kuq. “CubeSat” kontrollon ambientin e brendshëm për të kërkuar kushte standarde në Mars, ditën dhe natën, duke ofruar ujë të pasur me veti ushqyese në të njëjtën kohë në tokë dhe në farë. Gjithashtu ai imiton edhe presionin e ajrit, oksigjenin dhe nivelin e dioksidit të karbonit në planetin e kuq, gjithçka e monitoruar nga një seri sensorësh dhe dy telekamera “live-streaming”. Dhe kjo, jo vetëm që do të ndihmojë në eksplorimin e Marsit, por mund të ketë ndikime për bujqësinë përballë ndryshimeve të klimës. Rezultatet paraprake tregojnë se fermerët në planet shkëmbor duhet të përgatisin terrenin me një strukturë fleksibël dhe ushqyese, në mënyrë që farat mund të mbajë mjaft ajër dhe ujë.

Article Logic
Execution time: 0.0035848617553711