INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksperimenti, krijohen minj përmes dy nënave

Eksperimenti, krijohen minj përmes dy nënave

Publikuar më: 18:08 13-10-2018

Akademia Kineze e Shkencave ia ka dalë që përmes një eksperimenti të krijojë minj përmes dy nënave. Shkencëtarët deklaruar se qeniet bimaternale (2 nëna) janë të shëndetshme dhe gati për të lënë pasardhës.
U provua gjithashtu të realizoheshin pasardhës nga 2 meshkuj, por minjtë ngordhën fill pasi lindën.
Por pse u provua diçka e tillë?
Studiuesit po përpiqeshin t’u jepnin përgjigje disa pyetjeve themelore mbi arsyet përse kryhen marrëdhënie seksuale.
Gjitarët, përfshirë edhe njeriun, arrijnë të lënë pasardhës vetëm përmes riprodhimit seksual. Por për një pjesë tjetër të gjallesave kjo nuk vlen: disa peshq femër, zvarranikë, amfibë dhe zogj shumohen vetë!

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451