INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Eksperimenti shkon keq, gazetari plagoset me thikë para kamerave

Publikuar më: 12:14 08-01-2016

Në përpjekje për të demonstruar dobinë e jelekut në të cilin nuk depërtojnë thikat, gazetari izraelit, Eitan Lahover është plagosur aksidentalisht me thikë derisa po realizonte një reportazh mbi prodhimin e jelekëve antiplumb, në kohën kur në Izrael pothuajse çdo ditë po ndodhin sulmet me thikë nga ana e palestinezëve.

Kjo u realizua si pjesë e një raporti edukativ që mbulon procesin e prodhimit të jelekëve kundër thikave, gazetari Eitam Lachover ra dakord për të bërë një gjë të tillë.Por eksperimenti nuk pati sukses. Për fat të mirë, Lachover pësoi vetëm lëndime të lehta në shpinë.Me këtë gjë u poshtërua shumë krijuesi i këtij jeleku, i cili ende ishte i bindur për karakteristikat e sigurisë së saj që ai kishte krijuar.

Jeleku i tillë është një pjesë e përforcuar e forcave të blinduara të trupit, i veshur nën apo mbi veshje që është projektuar për të mbrojtur kundër një sulmi me thikë.Modeli i veçantë në fjalë është bërë nga panele plastike gjysmë të rënda e projektuar për të mbrojtur qafën dhe zonën e shpinës në veçanti.

Article Logic
Execution time: 0.0041239261627197