INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Eksperimenton me veten e tij, gjuan me armë zjarri nën ujë

Publikuar më: 11:36 28-01-2016

Një fizikan norvegjez tërhoqi këmbëzën e një arme zjarri mbi veten e tij, për të treguar se çfarë ndodh nëse qëllon kur je nën ujë.

Andreas Wahl përdori veten e tij për të eksperimentuar se çfarë ndodh me plumbin nëse qëllohet nën ujë.

Këmbëza e armës u tërhoq njësoj si në sipërfaqe, por plumbi u mbyt para se të arrinte gjysmën e rrugës për shkak të rezistencës intensive të ujit.

Plumbi pati të njëjtën zhurmë sikur të ishte jashtë ujit dhe deri në momentin që kamerat ishin nën ujë, shikuesit dëgjuan të njëjtën krismë të armës.

Siç shihet edhe në video, flluska e ujit e ndjekur pas nga plumbi niset shpejt, por vrulli humbet pa arritur në gjysmë të rrugës duke u zhytur.

“Plumbi e ka të vështirë të lëvizë nën ujë pasi molekulat e ujit janë më afër njëra-tjetrës se ato të ajrit”, është shprehur Wahl.

Pasi mbaroi eksperimentin, Wahl u zhyt në ujë dhe mori plumbin, duke e nxjerrë atë si një trofe.

Kjo nuk është hera e parë që ai eksperimenton duke rrezikuar jetën e tij. Më herët, Wahl ka provuar ligjet e fizikës, duke rënë nga një lartësi e madhe, por duke përdorur një litar të hollë.

Article Logic
Execution time: 0.0034089088439941