INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekspertët dyshojnë se pikët e ndihmës ekonomike nuk zbardhen qëllimisht! Njihuni me argumentat...[VIDEO]

Publikuar më: 13:22 07-03-2018

Debati për skemën e re të ndihmës ekonomike ka zbritur edhe në nivel ekspertësh. Një prej tyre është dhe Kastriot Sulka, i cili ka hedhur dyshime të forta në lidhje me përjashtimin e shumë familjeve nga ndihma ekonomike. Ai thotë se pikët mbahen të fshehta, pasi askush nuk sqaron se me sa të tilla skualifikohesh nga skema e re që ka nisur të aplikohet në të gjithë vendin për faktin se i duhen politikës për t'i shtuar kur ka zgjedhje. Madje ai pohon se në kryeqytet edhe pse me këtë skemë ka mbi dy vjet që punohet, se ajo është pilotuar më herët, këtë vit janë hequr mbi 70% e familjeve.
Po gjithësesi rekordin e familjeve të përjashtuara nga ndihma ekonomike e mban një tjetër qytete. Është Gjirokastra me rreth 250% përjashtime.
Eksperti Sulka thotë se dhe shuma e parava për familjet e mbetura në listë, po jepet maksimale rreth 8 mijë lekë në muaj nuk është rritur siç thotë qeveria, por thjesht përkthehet me uljen e numrit të përfituesve.
Gjithësesi Kastriot Sulka thotë se ky sistem i ri duhet të implementohej një vit më parë në të gjithë vendin, por fakti që pati zgjedhje bëri që politika ta shtynte për hir të votave.

Article Logic
Execution time: 0.0039658546447754