INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertet e gjuhës së trupit analizojnë çiftin Trump. Shokuese ajo që zbulojnë [FOTO]

Ekspertet e gjuhës së trupit analizojnë çiftin Trump. Shokuese ajo që zbulojnë [FOTO]

Publikuar më: 11:17 25-01-2017

Presidenti amerikan dhe gruaja e tij Melania, janë analizuar me imtësi ditën që Donald Trump bëri betimin, shkruan "Daily Mail".

 Shumë ekspertë u shprehën se kishin vënë re natyrën në dukje të ftohtë të marrëdhënies mes çiftit, sidomos në krahasim me çiftin Obama. 

“Melania është një objekt për të [për Trump]”, tha Susan Constantine, një eksperte e gjuhës së trupit që ka trajnuar departamentet qeveritare amerikane dhe avokatë të njohur. “Unë nuk shoh ndonjë ngrohtësi apo dashuri të vërtetë, dhembshuri në atë marrëdhënie” tha ajo për Mic.

Pavarësisht nga vallëzimi i Presidentit dhe gruas së tij, një tjetër ekspertë, Patti Wood, tha se mënyra se si ata kërcenin ishte tregues i një marrëdhënie të paekuilibruar.

Presidenti i “tërhequr seksualisht nga ajo”, duke e prekur në zonën e legenit, tha zonja Wood, ndërsa zonja Trump u pa ta largonte pak nga vetja teksa ata kërcenin dhe kjo sipas ekspertes tregon që ajo nuk donte të “shkrihej me të si një partner” . Një shembull tjetër i cili ka marrë më shumë vëmendje ka ndodhur kur ata dolën nga makina. 

“Është interesante se Trump doli nga makina dhe u drejtua nga shkallët dhe shtrëngoi duart me çiftin Obama në vend se të ndihmonte gruan e tij të dilte nga makina, duke e pritur atë, apo edhe të shihte prapa se ku ishte ajo”, tha zonja Wood.

170120215915-01-inaugural-balls-0120-large-1691485338073.jpg

a4-15-430x420.png

 

a5-253-532x420.jpg

 

IMG_20170125_084651.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0032410621643066