INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertët e mjedisit letër Nishanit. Argumentat që mos dekretojë importin e plehrave

Ekspertët e mjedisit letër Nishanit. Argumentat që mos dekretojë importin e plehrave

Publikuar më: 10:03 06-10-2016

Unioni i Ekspertëve Mjedisor Shqiptarë argumenton me fakte arsyet se përse Presidenti Nishani nuk duhet të dekretojë Ligjin për importin e mbetjeve.
Shkeljet e konstautara nisin që me mënyrën e formulimit të ligjit deri tek pasojat e rënda për mjedisin dhe shëndetin e popullatës.

Argumentat e hollësishëm:
1. Ky Parlament, me të drejt në konstituimin e kësaj Qeverie hodhi poshtë nenin 49, pika d, mbi importin e mbetjeve të Ligjit (për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve të Shtatorit 2011), megjithëse i përafruar me atë Europian nuk tregoi asnjë shenjë bashkëpunimi me ekspertizën shqiptare këto tre vjet.
2. Ky Kuvend, në ushtrim të funksionit të tij ligjor për mirëqeverisje, me anë të studiuesve, akademikëve, profesorëve dhe ekspertëve duhet të kishte siguruar më parë nje studim fizibiliteti, e shprehur thjesht, një studim se sa e leversdishme është zbatimi i këtij neni për vendin, sa ndikim sjell, ky ndikim është negativ më tepër apo pozitiv.
2.1 Duhej të përcaktonte se:
Cila prej mbetjeve mund të trajtohet si lëndë e parë dytësore, pra lëndë që futet direkt në prodhim ekonomik, si pluhuri i gomave, fill tekstili, rrobat e përdorura, apo mbetje që nuk lënë gjurmë përpunimit, siç mund të jetë alumini, etj.
Cilat janë këto lëndë që formojnë mbetje të mbetjeve që janë plehra shtesë për vendin.
2.2 Cilat janë pikat e forta të vendit, cilat janë burimet kombëtare të vendit të afta për të përballuar përpunimin e tyre, mund të themi si pikë të fortë se kemi Kompani Riciklimi.
Sa kompani janë të shëndetshme apo të shëndosha me teknologji ‘state of art ose të fundit‘. Për fat të mirë edhe ekzistojnë që përbëjnë pikë të fortë.
2.3 Cilat janë pikat e dobëta të vendit?
Nuk kemi landfill-e për vete.
Nuk kemi landfill-e më vehte për mbetjet të rrezikshme.
Nuk kemi landfill-e më vehte për mbetjet industriale.
Nuk kemi landfill-e më vehte për mbetjet inerte.
Kemi veçse dampa apo vend hedhje të mbetjeve tona, të cilat ndodhen pranë shtretërve të lumenjve.
Landfill-i i Sharrës, ku kompanitë e riciklimit kanë përqendrimin më të madh në Tiranë është i vogël dhe nuk mund të pranojë dot mbetje jashtë atyre familiare të llogaritura.
Nuk kemi një Incenerator kombëtar për mbetjet e djegshme dhe të rrezikshme.
2.4 Cilat janë mundësitë?
Vendi ynë mund të sigurojë vetë mbetje, kur ato të bëhen zero, d.m.th të pastrohet Shqipëria atherë të studiojmë për të tjerat. Mbajmë parasysh që shqipëria prodhon rreth dy milion ton në vit.
2.5 Cilat janë kërcënimet?
Mund të na formohen mbetje të mbetjeve që bëjnë të shtohen ato tonat ende të flakura.
Mund të na formohen mbetje të lëngtë që bëjnë të shtohen ato tonat ende të patrajtuara.
Mund të na formohen mbetje të gazta që bëjnë të shtohen ato tonat ende të pareduktuara.
Nuk kemi parë, ende, ndonjë skaner për mbetjet radioaktive, të  rrezikshme.
3. Vetëm mbas këtij Studimi, duhet të ishte përgatitur një Raport i Vlerësimit Strategjik Mjedisor që do të jepte përputhshmërinë e objektivave të importit të mbetjeve me objektivat mjedisore, me ato që prek shëndetin e një populli.
4. Vetëm pas Raportit Strategjik Mjedisor duhet të vinte për secilën mbetje një Raport i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, që na mëson me anë të standardeve europiane se si një aktivitet riciklimi të godasë më pak shëndetin mjedisor dhe atë njerëzor, duke na vlerësuar se sa mbetje ngelen, sa ujë i ndotur pas përdorimit prodhohen, sa emetime hedh përpunimi i një mbetje, që Kuvendi të vendosë për rradhën e futjes së mbetjeve, duke provuar ato me ndikim drejt zeros, duke u forcuar e duke bërë qasjen e mundësive të tjera.
5. Pothuajse të gjitha fabrikat prodhuese në vend nuk kanë detyrime të forta për vendosje teknologjish të trajtimit të ujrave e të derdhjes së tyre me parametra normal mbi ujra sipërfaqësorë.
6. Mbas të gjitha këtyre duhet të vinte një studim i Analizës së Kostove Humbëse apo Përfituese që me module e formula na llogarit se si ja vlen për zhvillimin ekonomik të vendit, të sjellësh mbetjet nga jashtë me kosto rrugëtimi shtesë apo të ndash mbetjet e vendit dhe të krijosh kështu lëndë bazë për kompanitë e riciklimit.
7. Së fundi, nga ana e ligjvënësve nuk është bërë asnjë përpjekje për të informuar publikun, ku mendojmë se nuk duhet të mungonin konferencat, studimet, leksionet, auditoret, ekspertizat në tryeza, ku në fillim flasin ekspertët e studiuesit, grupet e interesit dhe parlamentarët dëgjojnë, e pastaj këta të fundit kuvendojnë, vendojnë dhe qytetarët e zbatojnë. Mungesa e këtyre standardeve përbën shkeljen e Konventës së Aarhuzit e ratifikuar nga Parlamenti shqiptar, duke detyruar vendimmarrësin për informim të publikut dhe përfaqësimin e tij në vendimmarrje, gjë që ka munguar, madje është shkelur kjo e drejtë e Komunitetit.
Sa më sipër, bazua në kompetencave tuaja kushtetuese, ju drejtohemi, ju z. President të mos e dekretoni këtë ligj, por ta ktheni atë për rishqyrtim në Parlament.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021