INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertët japin alarmin! 5 Shenjat që tregojnë se dikush po abuzon me ju!

Ekspertët japin alarmin! 5 Shenjat që tregojnë se dikush po abuzon me ju!

Publikuar më: 10:54 23-05-2017
Askush nuk dëshiron të ndihet i abuzuar nga dikush.
Për një kohë të caktuar mund t’iu përdorë sipas interesave të tij dhe ju ende nuk e keni kuptuar. Sipas intv.al ja disa shenja që tregojnë se dikush po abuzon me ju:
 
1. Ju fton gjithmonë në minutën e fundit
Ata zakonisht ju ftojnë për të dalë për kafe, në minutën e fundi dhe nuk ju intereson nëse ju keni ndonjë plan për të bërë. Me siguri nuk kanë ndonjë mik tjetër për të dalë dhe ju fton ju.
2. Ju përdorin për të njohur miq të rinj 
Kur ju jeni me ta, ndodh që mund të takoni edhe persona të tjerë. Në shumicën e rasteve ky person mundohet të komunikojë me personat që i njohin prej jush dhe ju lënë mënjanë. Për ta me interes është të njohin njerëz të rinj, duke ju lënë juve në hije.  Në mendjene  tyre nuk jeni ju, por miqësitë e tjera që duan të krijojnë.
3. Ju refuzojnë shpesh
Kur ju i ftoni për të dalë, ky person nxjerr  justifikime për t’u mos u takuar. Me ju ndodh e kundërta, sa herë ju ftojnë, jeni të disponueshëm. 
4. Ju bëni plane të parët
Ky person vazhdon t’ju përdorë, por ju ende nuk e keni kuptuar. Ju jeni të parët që bëni plane me të, ndërsa ky person nuk e merr kurrë inisiativën. Kjo tregon se ju për të jeni thjesht kalimatarë.
5. Kur ju i bëni një kompliment, nuk jua kthejnë
Ju i bëni një kompliment, por nuk do merrni një të tillë. Përgjigja e këtij personi do jetë e ftohtë dhe nuk ju falenderon për asgjë. Sipas intv.al këta persona nuk duan t’ia dinë për opinionin tuaj, prandaj edhe komplimentat që i bëni nuk i vënë re fare.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836