INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertët japin alarmin. 5 Shenjat që tregojnë se miku po ju shkatërron jetën!

Ekspertët japin alarmin. 5 Shenjat që tregojnë se miku po ju shkatërron jetën!

Publikuar më: 12:03 21-03-2017
Mesa duket ekspertët po ju ndihmojnë  të kuptoni nëse miku juaj ndikon pozitivisht në jetën tuaj.
Shoqëria është një ndër gjërat më të shtrenjta që ka gjithësecili prej nesh. Ndonjëherë, zhgënjeheni dhe kjo na lëndon shumë, prandaj duhet të merrni masa. Për të pasur një jetë më të qetë duhet të merrni vendime që do jua përmirësojnë jetën. Ekspertët këshillojnë si të kuptoni që duhet të largoheni  nga shoqëria juaj.
 
1. Nuk të japin më suport 
Të suportosh një mik në diçka që ka nevojë është një ndër bazat e një shoqërie të mirë. Nëse kjo nuk ndodh, duhet të mendoni se këtu ka konkurencë, jo miqësi.
2. Frekuentohen me ish-in tënd
Ju i keni prezantuar me ish-partnerin tuaj dhe ata fillojnë të dalin me të. Kjo situatë është e papranueshme, sipas intv.al sepse duket sikur po bën diçka prapa krahëve tuaj. Kujdes!
3. Nuk ju bëjnë ndere
Nëse shikoni se papritur, ata vetëm ju kërkojnë ndere dhe kur ju keni nevojë nuk janë aty për ju, kjo tregon se po ju përdorin. Miq të tillë vetëm ju shfrytëzojnë.
4. Nuk të dëgjojnë
Kohët e fundit, po shtohen njerëzit që nuk e kanë fare mendjen për gjërat që i shprehesh. Ata duan vetëm të flasin për veten e tyre dhe për atë që ti i thua, as nuk duan ta dinë. Mund të ndodhë që nuk ja kanë idenë për gjërat që i keni thënë, apo planet tuaja. 
5. Nuk pëlqejnë asgjë tuajën
Ata vetëm të kritikojnë për mënyrën si e bëni jetën tuaj. Nuk dinë të shprehin një kompliment. Njerëz të tillë të përcjellin vetëm energji negative, prandaj sipas intv.al më mirë largohuni prej tyre.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0020129680633545