INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertët japin alarmin: Miopia te të rinjtë ka arritur në nivele epidemike

Ekspertët japin alarmin: Miopia te të rinjtë ka arritur në nivele epidemike

Publikuar më: 13:05 28-12-2017

Fëmijët po kalojnë orë të pafundme në smartfonë, lojëra, kompjutera dhe tableta. Por ndikimet negative të qëndrimit para pajisjeve elektronike janë të mëdha. Ekspertët janë të shqetësuar për rritjen e problemeve në shikim te fëmijët. Shikueshmëria e dobët është në rritje. Ka pasur një rritje masive në të gjithë botën, të miopisë gjatë dekadave të fundit. Ekspertët thonë se miopia po bëhet gjithnjë e më e zakonshme. Ajo ka arritur nivele epidemike në Azinë Lindore, Singapor, Tajvan, Korenë e Jugut, ku afro 90% e 18-vjeçarëve tani janë dritëshkurtër. Në Evropë, 40% deri në 50% e të rinjve në moshën 20-vjeçare,janë miop. Okulistët në spitalin e syve në Londër, thonë se mungesa e dritës natyrore është problemi kryesor. Fëmijët që studiojnë shumë dhe që përdorin kompjuterë ose smartfonë kanë shumë më pak mundësi për të qëndruar jashtë dhe janë më pak të ekspozuar ndaj diellit. Për shkak të kësaj ata rrezikohen të preken nga zhvillimi i dritës së shkurtër, ose miopia ". Ekspertë sugjerojnë se cila është gjëja më e mirë që mund të bëjnë prindërit për të parandaluar dëmtimin e shikimit te fëmijët. Ata duhet të inkurajojnë të rinjtë që të kalojnë më shumë kohë jashtë në dritën e diellit.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553