INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekspertët kërkojnë ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara: “Robotët vrasës duhen ndaluar” [VIDEO]

Publikuar më: 18:01 22-08-2017

Më shumë 100 ekspertë, lider në fushën e robotikës, po i kërkojnë Kombeve të Bashkuara që të ndërmarrin masa dhe të ndalojnë prodhimin e robotëve vrasës. Në letrën drejtuar organizatës, ekspertët e inteligjencës artificiale, paralajmërojnë për një revolucion të tretë në luftë. Letra e  nënshkruar nga miliarderi Elon Musk dhe shkencëtari Stephen Hawking nënvizon faktin se teknologjia vdekjeprurëse autonome është një “kuti e Pandorës”. 116 ekspertët kërkojnë ndalimin  e përdorimit të inteligjencës artificiale në fushën e armatimeve. Frika e tyre është se  këta robotë pasi të prodhohen do ndihmojnë në përshkallëzimin e konflikteve të armatosura. “Ata mund të jenë armë terrori, armë që tiranët dhe terroristët mund t’i përdorin kundër popullatave të pafajshme dhe armë që mund të kompromentohen apo hakerohen për të vepruar në mënyrë të padëshirueshme”, thuhet në letër.  Liderët e teknologjisë, në letrën e tyre nënvizojnë emergjencën e ndërhyrjes dhe paralajmërojnë se nuk ka shumë kohë për të vepruar. Ekspertët kërkojnë që ajo që ata e konsiderojnë një teknologji moralisht të gabuar të shtohet në listën e armëve të ndaluara nga konventat e Kombeve të Bashkuara.

Article Logic
Execution time: 0.002392053604126