INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertët këshillojnë për shëndetin, ja sesi ta shmangni dehidratimin nga trupi juaj...

Ekspertët këshillojnë për shëndetin, ja sesi ta shmangni dehidratimin nga trupi juaj...

Publikuar më: 12:59 07-12-2017

Ushqimi, sporti, stresi dhe cikli menstrual ndikojnë në nivelin e lëngjeve në trupit tuaj.

Dehidratimi i trupit është një term që pothuajse të gjithë e kemi dëgjuar por ekspertët këtë herë na vijnë në ndihmë për të kuptuar më mirë situatat që influencojnë më shumë rreth tij.

Faktorët që ndikojnë në këtë sëmundje janë të shumtë, disa në sensin negativë sepse janë të lidhur me origjinën e lindjes së kësaj sëmundje dhe disa të tjerë pozitivë sepse na ndihmojnë ta parandalojmë atë.

Një mënyrë e keqe e të ushqyerit ndikon negativisht dhe një stil jetese i gabuar është baza e shkaktimit të dehidratimit.

Gjëja më e rëndësishme që duhet bërë është të eleminojmë veset negative dhe të përvetësojmë sa më shumë pozitive.

Ekspertët e konsiderojnë si një faktorë kyç mënyrën e të ushqyerit, dhe është shumë i rëndësishëm fakti që ne duhet të tregojmë shumë kujdes në atë çfarë konsumojmë.

Dy nga elementët më ndikues në dehidratimin e trupit janë kripa dhe sheqeri, produkte të cilët konsumohen shpesh në mënyrë të pakujdesshme.

Gjithashtu në dehidratim ndikojnë edhe konsumimi i alkoolit dhe kafesë të cilët shkaktojnë probleme në qarkullim e gjakut.

Të konsumosh ushqime me shumë yndyrë dhe pijet e sipërpërmendura në sasi të mëdha i hap rrugën obezitetit i cili ndikon në uljen e nivelit të lëngjeve në trup duke shkaktuar dehidratimin.

Jeta sedentare është një tjetër faktor që shkakton probleme në qarkullimin e gjakut dhe veshjet e gabuara, për shembull shumë të ngushta e favorizojnë dehidratimin.

Stresi gjithashtu nuk ka vetëm ndikim në psikologjinë tonë por gjithashtu edhe në formën fizike sepse shkakton mosfunksionim si duhet të veshkave duke rritur nivelin e hormonit antidiuretic dhe kjo shkakton pakësimin e lëngjeve në trup.

Cikli menstrual gjithashtu është një faktor që ndikon dehidratim pasi trupi juaj nxjerr sasi të konsiderueshme lëngjesh.

Mënyra më e mirë për ta parandaluar dehidratimin janë aktivitet sportive si : ecja, vrapimi, aerobia dhe specifikisht noti pasi notimi përmirëson qarkullimin e lëngjeve në trup.

Konsumimi i fruta-perimeve është shumë i rëndësishëm pasi pasi ato përmbajnë potas një kripë minerale që ndihmon në mbajtjen e trupit të hidratuar.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107