INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertët ngrenë alarmin! “Fshijeni menjëherë WhatsApp-in nga telefoni”

Ekspertët ngrenë alarmin! “Fshijeni menjëherë WhatsApp-in nga telefoni”

Publikuar më: 17:06 09-08-2019

Ekspertët e sigurisë së rrjeteve sociale kanë ngritur alarm për përdoruesit e WhatsApp. Ata shprehen të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe i paralajmërojnë që ta fshijnë menjëherë aplikacionin nga telefoni i tyre.

Gjatë një konference të mbajtur së fundmi në Los Angeles firma për sigurinë kibernetike “Check Point Research” zbuloi një të metë në sigurinë e aplikacionit.

Ata treguan se hakerat mund të futen në bisedat tona dhe të ndryshojnë mesazhet që kemi dërguar. Ata i manipulojnë sipas dëshirës së tyre.

Pra marrësi dhe dërguesi nuk kanë më të njëjtin mesazh, një i tretë hyn në mes tyre dhe kjo mund të sjellë probleme të mëdha.

Kjo nuk është hera e parë që WhatsApp ka probleme me sigurinë, pasi herë pas here përdoruesit e saj janë ankuar për sigurinë e tyre.

17049714-7337331-image-a-58_1565272966901.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003471851348877