INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertët ngrenë alarmin, hakerët mund të sulmojnë pajisjet e anestezisë

Ekspertët ngrenë alarmin, hakerët mund të sulmojnë pajisjet e anestezisë

Publikuar më: 11:41 11-07-2019

Teknologjia po avancon shumë, por bashkë me të dhe hakerat.

Hakerat përveçse mund të vjedhin të dhëna personale, apo para nga bankat, tashmë mund t’ju rrezikojnë dhe jetën.

Ekspertët e Institutit ndërkombëtar të sigurisë kibernetike (IICS) kanë bërë me dije se një makineri që përdoret në spitalet britanike dhe amerikane mund të hakohet fare lehtë dhe të kontrollohet në distancë nga hakerat nëse lidhet me rrjetin spitalor të kompjuterëve, gjë e cila ndodh në shumicën e spitaleve.

Një haker mund të arrijë të ndryshojë sasinë e anestezisë që i duhet një pacienti. Gjithashtu ata mund të nxjerrin jashtë funksionit dhe sistemin e alarmit i krijuar për të njoftuar mjekët nëse pacienti pëson ndonjë komplikacion.

Kompania ‘’GE Healthcare’’ e cila prodhon këto makineri thotë se nuk ka rrezik të drejtpërdrejt ndaj pacientit, pasi mjekët i operojnë vetë pacientët dhe nuk ja lenë në dorë makinerive.

Ekspertët kibernetikë, për të parandaluar çdo rast të mundshëm, sugjerojnë që këto lloj pajisjesh të mos lidhen me internetin dhe mjekët të marrin të dhënat e pacienteve me shkrim, jo duke i ruajtur ato automatikisht.

Nëse një haker hyn në sistemin e spitalit, ai ka në dorë të ndryshojë konfigurimin e pajisjeve. Sipas IICS një sulm i tillë do të ishte i ngjashëm me atë të WannaCry në 2017 që infektoi thuajse çdo kompjuter të sistemit shëndetësor britanik, ku u vodhën të dhënat e pacientëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002