INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ekspertët për ndihmën ekonomike sugjerojnë një skemë të re[VIDEO]

Publikuar më: 16:04 28-02-2018

Në kohën kur është hapur një debati i fortë që është përfshirë dhe politika në lidhje me modelin që po aplikohet që të varfërit të përfitojnë ndihmë ekonomike, ekspertët akuzojnë të gjitha pushtet që kanë abuzuar me të vobektët.
I ftuar në emisionin Kolaudim, eksperti që ka qënë dhe bashkëautor në hartimin e programit të PS, Kosta Bajraba thotë se ka një zgjidhje të qëndrueshme.
“Skema të tilla janë të vjetëruara. Gati gjysma e personave që jetojnë në fshat marrin ndihmë ekonomike. Duhet që ata që kanë toka dhe janë në fshat e s'i punojnë, qeveria t'ju falë disa bagëti se kostoja do të jetë më e vogël se ti mbajë me ndihmë ekonomike për gjithë jetën,” tha Bajraba.
Këtë sugjerim Bajraba e mbështet bazuar në ngjarjet e viteve të fundit, pasi sipas tij burokratë kanë abuzuar sistematikisht.
“Burokratë kanë bërë gabime në 30 vite. Mund të kenë lënë abuzues në skemë dhe kanë hequr ata që e meritojnë. Më mirë të mbash 10 abuzivë se të heqësh qoftë dhe një që ka nevojë nga skema,” shtoi eksperti.   
Kosta Bajraba thotë se qeveritë e majta duhet të mbështesin të varfërit po në vendin tonë ndodh e kundërta dhe skemat e ndihëmës për të varfërit janë përdorur në inters të programeve elektorale.
“Programi i ndihmës ekonomike ka qënë pak a shumë si program elektoral. Drejtuesit vendorë u jepnin para kushërinjve dhe votuesve,” theksoi Bajraba.

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494