INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertët republikanë: Donald Trump nuk bën për President

Ekspertët republikanë: Donald Trump nuk bën për President

Publikuar më: 08:12 09-08-2016

Donald Trump-it i mungon karakteri, përvoja dhe vlerat. Kështu shprehen 50 ekspertë të sigurisë së Partisë Republikane, në një letër të hapur se Donald Trump do të ishte presidenti më i papërgjegjshëm në historinë amerikane. Sipas këtij grupi, në të cilin përfshihet ish-drejtori i CIA-s, Michael Hayden, Donald Trump nuk ka karakterin, vlerat dhe eksperiencën për t’u bërë president.

Shumë prej personave që firmosën letrën, kishin refuzuar që të bënin diçka të ngjashme në mars. Grupi i ekspertëve, që përfshin ish-drejtorin e CIA-s, Michael Hayden, i cili edhe para disa ditësh sulmoi Trump, duke thënë se ai po kthehet në një agjent të Vladimir Putin.

“Ai dobëson autoritetin moral të SHBA si lider i botës së lirë. Duket se ai ka mungesa të njohurive bazë dhe besimit tek kushtetuta e SHBA, ligjet amerikane, institucionet amerikane, përfshirë tolerancën fetare, lirinë e shtypit dhe gjyqësorin e pavarur”,shkruhet në letrën e hapur, në të cilën thuhet se asnjë prej firmëtarëve nuk do të votojë për Trumpin.

Ky i fundit, në një komunikatë për shtyp tha se populli amerikan duhet t’i kërkojë përgjigje emrave në letër për kaosin në botë. Sipas tij, tashmë çdo amerikan e di se kush meriton fajin për shndërrimin e botës në një vend kaq të rrezikshëm. Trump tha se është koha që këta njerëz të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Article Logic
Execution time: 0.0028300285339355