INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksperti Mehmeti për reformën në arsim: Na e shitën si model të shkollave nëpër botë, ja si është e vërteta e orareve [VIDEO]

Eksperti Mehmeti për reformën në arsim: Na e shitën si model të shkollave nëpër botë, ja si është e vërteta e orareve [VIDEO]

Publikuar më: 19:35 06-02-2018

Nisma më e re e qeverisë,  duke nisur nga 1 shkurti,  programi mësimor do ndryshojnë duke bërë 3 lëndë në 6 orë nuk është pritur pozitivisht. Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti i ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, është shprehur se kjo reformë është antiligjore.

Sipas tij, plani mësimorë orari etj, miratohen në fillim të vitit dhe nuk ndryshohen më pas.

Ai u shpreh se këtë plan arsimi na e “shitën” sikur ishe edhe në vende të tjera të botës ndërkohë që nuk është e vërtetë.

“U bë një grup i cili tha, na duhet të bëjmë një reformë, na kanë ngecur reformat e tjera, hajde të bëjmë këtë reformë  dhe na e shitën si model, thanë ku e keni gjetur këtë model, është në Hungari thanë, modeli është në Estoni, është në Angli dhe në vende te tjera. Pra na e shitën si të tillë”, u shpesh Ndriçim Mehmeti.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0023841857910156