INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Eksperti, Ndriçim Mehmeti për IN News, arsimi alarm kombëtar[VIDEO]

Publikuar më: 15:58 27-11-2017

Kritika të forta ndaj situatës së arsimit parauniversitar ka lëshuar një nga ekspertë e kësaj fushe në vendin tonë. Ndriçim Mehmeti thotë për IN News se buxheti i 2018 i arsimit s’i çon askund nxënësit dhe shton tonet kur thotë se shumë shpejt në vend do të mungojnë punonjësit e kualifikuar. “Buxheti është shumë i ulët. Shkolla jonë është vetëm teorike dhe jo praktike. Për 20 vitet e ardhshme do kemi fuqi të ulta konkuruese. Mjekësia dhe sektorë të tjerë rrezikohen të zihen nga njerëz të paaftë ose do të mbeten vende vakante,” tha Mehmeti.

Po kështu një tjetër alarm që ngre eksperti i arsimit është dhe fakti se në shkolla mungojnë punonjësit sociale, por dhe psikologët nuk ndihmojnë fare nxënësit në një kohë, që veset dhe problemet sociale janë rritur ndjeshëm. “Po përjetojnë trauma të forta. Kam pyetur studentët e kanë takuar ndonjëherë psikologun kur ishin në sistemin parauniversitar, më thonë jo. Punonjës social dhe pse janë përcaktuar me dispozita ka 0,” shtoi Mehmeti.
Në këto kushte kur paralajmërohet ulje e cilësisë së nxënësve në vend eksperti, Mehemeti propozon një zgjidhje: “Po vazhduam me këtë politikë do zerë vend fjala e Artan Fugës, pas 20 vitesh do jemi populli më debil. Ndaj Shqipëria ka nevojë urgjente për një Këshill të Arsimit Kombëtar.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938