INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksperti Preçi për IN News: Ndalimi i importit të makinave mbi 10 vjeç nuk zgjidh problemin e ndotjes [VIDEO]

Eksperti Preçi për IN News: Ndalimi i importit të makinave mbi 10 vjeç nuk zgjidh problemin e ndotjes [VIDEO]

Publikuar më: 17:33 30-09-2018

Qeveria shqiptare nuk i jep zgjidhje ndotjes në mjedis me ndalimin e importit të makinave mbi 10 vjeçare. Kështu dekalron në një intervistë për In news eksperti i ekonomisë Zef Preçi.

“Nuk shoh akoma një përgjigje të qartë për kontrollin e emetimit të ndotësve të gazeve. Asgjesimi i makina, Shqipëria një varrezë ekoligjike”

Ekonomisti i njohur i sugjeron qeverisë shqiptare që ky vendim të shoqërohet edhe me masat e tjera që shtyjnë qytetarët të blejnë makina të reja.

“Ekzistojnë stimujt fiskal që i japin mundësinë qytearëve që të përshtaten me ndryshimet teknologjike, në të njëjtën kohë, duhet lehtësim taksash” shprehet specialisti

Por edhe infrastruktura rrugore është një komponent i rëndësishëm në uljen e ndotjes në mjedis.

Article Logic
Execution time: 0.0040040016174316