INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksperti shpjegon pse nuk duhet të jeni xhelozë për super të pasurit

Eksperti shpjegon pse nuk duhet të jeni xhelozë për super të pasurit

Publikuar më: 13:38 09-05-2017

Duket se vërtetë paratë nuk mund ta blejnë lumturinë.

Asnjë nga ne nuk e di se sa vlen vërtetë në rat se nuk shesim çdo gjë që kemi. Megjithatë shumë njerëz që vlejnë shumë më shumë se ne, duke folur financiarisht, mundohen me të gjitha forcat që të qëndrojnë nën radarë, duke jetuar kështu shumë thjeshtë. Shumë më thjeshtë nga sa do mund të bënin me paratë e tyre. Një gjë tjetër që studiuesit rrallëherë e vendosin në llogarinë e të qënit i pasur janë borxhet e ndryshme që manjatët grumbullojnë.

Eksperti Max Hastings tregon gjithashtu se personat shumë të pasur e humbasin lidhjen me realitetin, duke shpenzuar shifra të paimagjinueshme për lodrat e tyre, të cialt mund t’i blinin për shumë më pak. Një i tillë kishte blerë një shtëpi për 50 milionë paundë, thjesht sepse donte të jetonte në atë shtëpi, por të cilën mund ta merrte me çmim shumë më “njerëzor”. E njëjta gjë vlente dhe për jahtet apo pronat e tjera të luksit. Pavarësisht se janë të pasur dhe mund të blenë çfarë të duan, një pjesë e mirë e kësaj pasurie shkon kot, pasi të njëjtat “lodra” mund të blihen për çmime të tjera.

Pra, ose nuk e shpenzojnë pasurinë e tyre duke u përpjekur të qëndrojnë nën radar, ose e shkojnë kot atë. Me të vërtetë në fund të ditës do të jenë sërish të pasur, por çfarë ndodh me borxhin që përmendëm pak më parë? Nuk janë të pakta historitë se si të pasurit kanë përfunduar në mes të katër rrugëve brenda natës. Kështu që mos i kini shumë zili të pasurit, ruani më mirë lidhjen me realitetin dhe mbajeni fort atë.

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439