INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspertiza mjeko-ligjore: Xhisiela u dhunua me mjete të forta, shenja djegie me cigare dhe ...[DOKUMENTI]

Ekspertiza mjeko-ligjore: Xhisiela u dhunua me mjete të forta, shenja djegie me cigare dhe ...[DOKUMENTI]

Publikuar më: 14:30 28-09-2018

Del ekspertiza mjeko-ligjore për Xhisiela Malokun vajzën e cila denoncoi djalin e deputetit të PS Rrahman Rraja, Rexhep Rraja për dhunën e ushtruar ndaj saj.

Ekspertiza konfirmon dhunën e ushtruar ndaj vajzës 25 vjeçare. Sipas rezultateve, Xhisiela është dhunuar me mjete të forta dhe në trupin e saj janë shenjat e djegies me cigare.

Gjithashtu, rezulton se vajza ka shenja dhune edhe në shpatullën e djathë dhe në pulpën dhe kërcirin e majtë. Sipas ekspertëve, dhuna e ushtruar ka shkaktuar humbjen e ndjenjave të vajzës.

Ekspertiza konfirmon kështu dëshminë e parë të vajzës e cila u detyrua të tërhiqte kallëzimin ndaj Rexhep Rrajës në rrethana ende të pasqaruara.

DOKUMENTI.jpg

Marrë nga: Newsbomb.al

http://www.newsbomb.al/del-ekspertiza-per-xhisiela-malokun-ne-trupin-e-vajzes-shenja-e-djegie-me-cigare-e-plote-135923

 

Article Logic
Execution time: 0.0035760402679443