INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksploroni botën! Njihuni me ishujt me format nga më të çuditshmet [FOTO]

Eksploroni botën! Njihuni me ishujt me format nga më të çuditshmet [FOTO]

Publikuar më: 11:15 23-07-2019

Me siguri të gjithë do të shijonit pushimet në një ishull të cilat i mendojmë thjesht si një pjesë toke në mes të ujit.

Por disa ishuj janë me të vërtetë një mrekulli e natyrës, pasi kanë format nga më të çuditshmet. Ja cilat janë disa prej tyre dhe nëse udhëtoni duhet të dini patjetër se ishulli ku po rrini I ngjason një delfini, një zemre apo hënës.

1 Ishulli në formë krokodili në Filipine
Është një nga destinacionet më të bukur të Filipineve dhe ka formën e një krokodili. Është një vend ideal për zhytje.

filipine.PNG

2 Ishulli gjysmëhënë në Hawai
A dashuroni të shihni hënën? Ishulli Molokini duket si një gjysmë hëne. Turistët magjepsen nga koralet e ndryshme. Në ishull ndodhen rreth 200 lloje të ndryshme peshqish.

hawai.PNG

3 Ishulli Peshk në Kroaci

I ndodhur mes ujërave të kristalta në veri të Adriatikut shtrihet Brijuni. Është një grup me 14 ishuj të vegjël. Thuhet se aty janë zbuluar 200 gjurmë dinozaurësh.

kroaci.PNG

4 Ishulli Delfin ose ishulli Sirenave në Itali

Ndodhet në jug të Italisë mes ishullit të Kaprit dhe fshatit Positano. Sipas mitologjisë aty kanë jetuar sirena.

itali.PNG

5 Ishulli Bumerang
Ndodhet në brigjet e Filipineve, Malajzisë dhe në jug të Vietnamit. Sipas të dhënave në të gjenden rezerva të mëdha gazi dhe nafte.

bbbb.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0071020126342773