Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në Bathore, në banesën e shtetasit Gazmir Daci. Raportohet se ka pësuar dëmtime vetëm në katin e parë të banesës, por nuk ka të lënduar. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për shkak të konflikteve që ka pasur shtetasi Gazmir Daci
Ai është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e vëllezëve Kolaveri
"Më datë 27.07.2018, rreth orës 01:36 në rrugën “Martin Cami”, në banesën e shtetasit Xh. D., ka ndodhur një shpërthim nga lëndë e dyshuar eksploziv, ku ka patur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes’’ thuhet nga Policia e Shtetit.
Më 30 korrik 2016 Gazmir Dacit i është bërë atentat me snajper brenda burgut të Vaqarrit.