INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksploziv në xhaminë e Drenasit

Eksploziv në xhaminë e Drenasit

Publikuar më: 12:24 30-01-2016

Eksplozivi i gjetur të premten në xhaminë e Drenasit është i llojit TNT tritol, ndërsa sasia e tij peshon 2.2 kilogramë.

Ky konstatim ka ardhur nga njësiti antiterror i Policisë së Kosovës, pas ekzaminimeve që i kanë bërë vendit të ngjarjes dhe lëndës plasëse të gjetur aty. 

Një zyrtar i lartë policor nga njësiti antiterror ka treguar se eksplozivi ka qenë i vendosur në një çantë në qoshe të xhamisë, por nuk ka pasur detonator, prandaj nuk ka pasur mundësi për shpërthim. 

Sipas hetimeve të para, policia dyshon se qëllimi i vendosjes së eksplozivit pa detonator ka pasur për qëllim kërcënimin dhe frikësimin e imamit të xhamisë së Drenasit, Osman Musliu. 

Policia e Kosovës pritet që gjatë ditës të japë informacione shtesë për ngjarjen e një dite ë parë në Drenas.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217