INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksploziv një makine në Lushnje

Eksploziv një makine në Lushnje

Publikuar më: 08:10 06-05-2018

Një sasi eksplozivi i është vendosur një automjet tip Fiat me pronësi të shtetasit Altin Ahmetaj. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "18 Tetori" në Lushnje. Mjeti ishte parkuar në afërsi të banesës. Sipas informacioneve të para nga policia, dyshohet se djegia e mjetit ka ardhur si pasojë e vendosjes së lëndës plasëse eksploziv.

Nga shpërthimi është dëmtuar edhe një automjet tip BMË i paruar pranë mjetit Fiat. Nga shpërthimi nuk ka pasur dëmtime në njerëz, por vetëm dëme materiale të banesave të ndodhura afër. Ky është rasti i dytë i vendosjes së lëndëve plasëse në Lushnjë. Një muaj më parë i’u vendos tritol një mjeti tjetër ku pati po vetëm deme materiale. Policia e Lushnjës po punon për të zbardhur ngjarjen ku po merret dhe dëshmia e pronarit si dhe banorëve të zonës për të mësuar më tepër rreth ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0033609867095947