Në mesnatë në zonën e Fushës së Aviacionit ka ndodhur një shpërthim me lëndë eksplozive, që ka tronditur banorët e zonës.
Për fat të mirë nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale dhe s'ka të lënduar në njerëz. Eksplozivi dyshohet t'i jetë vendosur një automjeti në pronësi të 34-vjeçarit të identifikuar si F.P.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së martës në rrugën "Artan Lenja" në kryeqytet. Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes.