INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eksportet pikiatë! Njihuni me sektorët me performacë të dobët

Eksportet pikiatë! Njihuni me sektorët me performacë të dobët

Publikuar më: 11:05 17-05-2019

Kriza e bizneseve apo dhe kushtet e motit kanë reflektuar dhe tek prodhimi. Për pasojë ekportet në 4 muajt e parë të vitit kanë pësuar rënie. Jashtë vendit në muajt e parë të vitit u eksportuan mallra me vlerë 99 miliardë lekë. Rënia në raport me janar-prill 2018 është 2.3%.

Produktete si mineralet, lëndët djegës apo energjia kanë ndikuar në uljen e eksporteve. Performancën më të dobët e kanë shënuar në muajin, me gati gjysmën e eksporteve. Një nga arsyet e kësaj performance të dobët për eksportet e ulëta të energjisë lidhet me mungesën e prodhimit për shkak të një dimri të thatë. Edhe naftë nuk është eksportuar mjaftueshëm, pasi kompanitët e kanë shitur më shumë brenda vendit. Kurse për shitjen jashtë të materialeve të ndërtimit dhe metaleve prodhuesit kanë fituar 16 miliardë lekë dhe rënia e eksporteve rezulton 8%. Sipërmarrësit rënien e kanë justifikuar me motin e keq dhe remontet në fabrikat e tyre. Nga ana tjetër sipas INSTAT grupi tekstile dhe këpucë ka shitur jashtë vendit afro 41 miliardë lekë mallra. Edhe pse rënia rezulton e lehtë eksportet u ulën me 0.6%.

Article Logic
Execution time: 0.0028979778289795