Billie Eilish ka rrëfyer se që në moshën 11-vjeç ka parë porno duke krijuar varësi.
Këngëtarja e hitit “Bad Guy” ka shtuar se kjo gjë ka ndikuar negativisht tek ajo duke i shkaktuar ankth dhe probleme me lidhjet e mëvonshme.
“Mendoj se me të vërtetë më shkatërroi trurin dhe ndihem jashtëzakonisht e shkatërruar që u ekspozova ndaj kaq shumë përmbajtjeje pornografike”, është shprehur ajo pasi përmbajtjet pornografike që shihte ishin të dhunshme dhe abuzive.