INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ekspozita “EUnderground”  zbulon të fshehtat e artistëve disidentë, mes tyre edhe shqiptarë [VIDEO]

Ekspozita “EUnderground” zbulon të fshehtat e artistëve disidentë, mes tyre edhe shqiptarë [VIDEO]

Publikuar më: 16:40 27-04-2019

Të risjellësh në jetë, mbi tokë, atë pjesë e cila përgjatë periudhës komuniste merrte frymë në nëntokë. Të rizbulosh vlerat kulturore e desidentëve dhe të fitosh prej tyre guximin për të ecur përpara duke kaluar cdo pengesë. Një trashëgimi të tillë kulturore dhe të fshehtat e saj i zbulon Ekspozita “EUnderground” e organizuar tek qendra Ten, tek ish kinema Dajti.

Me synimin për të risjellë në vëmendje disidencën kulturore në ish vendet e Bashkimit Sovjetik gjatë viteve 1948-1989 ekspozita mblodhi bashkë veprat e artistëve desidentë nga shtete si Rumania, Bullgari, Çekia por edhe Shqipëria. Përmes veprave të tyre në fusha të ndryshme ata rrëfejnë se çfarë ka ndodhur në underground, në kulturën e nëndheshme të asaj kohe.

Prezantuesi i Ekspozitës Andi Tepelena zbulon për mikrofonin e IN NEWS edhe ata artistë disidentë që përfaqësojnë Shqipërinë në “EUnderground”.

“Artistë të zhanreve të ndryshme vijnë në këtë ekspozitë për të na dhënë një panoramë të përgjithshme të kulturës undërground. Në letërsi kemi zgjedhur Fatos Lubonjën, një grup rock-u Matura ’72, aktorja Justina Aliaj, Maks Velo” u shpreh Tepelena.

Sigurisht një ekspozitë e tillë ka një mesazh edhe për të rinjtë.

“Rinia sidomos artistët duhet të guxojnë në cdo kohë, të mos vetcensurohen dhe të njohin vlerat që ka prodhuar ai brez në vitet e komunizmit”

Por cfarë përfitojmë ne përmes veprave të asaj kohe, e zbulon profesori Eldon Gjikaj.

“Ne trashëgojmë vlerat më të mira që i përkasin fondit më të mirë të letërsisë në vendet e Europës”

Article Logic
Execution time: 0.0036191940307617